Home

Në 1 vit ka rënë me rreth 40 % shitja e librit, Petrit Ymeri: Alarmante, nevojitet ndërhyrje

Shqipëria është vendi ku statistikat janë në mungesë, ca më shumë kur bëhet fjalë për lexueshmërinë, e cilësuar kjo një ndër plagët e shoqërisë, me specifikën se të rinjtë janë përherë e më larg librit. Megjithë këtë mungesë, vetë botuesit s’mund të mos bëjnë bilancet e tyre.

Ata e dinë mirë çfarë ndodh me libraritë në Shqipëri dhe mbi gjithçka, sa shiten librat që ata botojnë sot dhe ajo çka përcjellin, është një rënie gati drastike e kopjeve të shitura këtë vit, në raport me vitin e shkuar!

Po cilët janë faktorët që kanë rrjedhuar këtë situatë sipas kreut të Shoqatës së Botuesve Shqiptarë.
Për këtë përgjigjet i jep, Petrit Ymeri, Kryetar i Shoqatës së Botuesve. Ymeri thekson se në vend situata është alarmante, me librari që mbyllen, më pak tituj të shitur, me biblioteka në gjendje të mjeruar. Duhen politika jo miope për të afruar lexuesin me librin, pohon botuesi Ymeri.

Anisa Ymeri
26 Gusht 2015
http://www.balkanweb.com/site/ne-1-vit-ka-rene-me-rreth-40-shitja-e-librit-petrit-ymeri-alarmante-nevojitet-nderhyrje/

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s